TESTET E FUNKSIONIT TË VESHKAVE

TESTET E FUNKSIONIT TË VESHKAVE

Ju keni dy veshka. Ato janë organe me madhësi të grushtit, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurizore dhe mbi belin tuaj. Veshkët filtrojnë dhe pastrojnë gjakun tuaj, duke eliminuar mbetjet dhe prodhuar urinë. Testet funksionale të veshkave kontrollojnë funksionimin e veshkave tuaja. Ato përfshijnë teste të gjakut, urinës dhe imazherisë.
Sëmundjet e hershme të veshkave zakonisht kalojnë pa shenja ose simptome. Testimi është mënyra e vetme për të kuptuar se si punojnë veshkat. Rekomandohet të bëni testet e funksionimit të veshkave nëse keni faktorë kryesorë të rrezikut – diabetin, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e  zemrës ose një histori familjare të dështimit të veshkave.
Testet specifike të veshkave përfshijnë:
– Shkalla e filtrimit glomerular (GFR) – një nga testet më të zakonshme të gjakut për të kontrolluar sëmundjen kronike të veshkave. Tregon se sa mirë veshkat tuaja punojnë/filtrojnë.
– Testet e kreatininës në gjak dhe urinë – kontrolloni nivelin e kreatininës, mbetje që eliminohet nga gjaku përmes veshkës suaj.
– Testi i albuminës në urinë – kontrollon albuminën, një proteinë që mund të kalojë në urinë nëse dëmtohen veshkat
– Testet imazherike, CT, ultrazëri – siguronë fotografi të veshkave. Imazhet ndihmojnë mjekun të shoh madhësinë dhe formën e veshkave, dhe kontrollon çdo gjë të pazakontë.
– Biopsia e veshkave – një procedurë që përfshin marrjen e një pjese të vogël të indit të veshkave për ekzaminim patologjik. Kjo mundëson të kontrolloj shkakun e sëmundjes së veshkave dhe sa të dëmtuara janë veshkat tuaja.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve të Traktit Digjestiv dhe të Veshkave.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right