Glaukoma është një grup sëmundjesh që mund të dëmtojnë nervin optik të syrit. Glaukoma është shkaku kryesor i verbërisë në Shtetet e Bashkuara. Zakonisht ndodh kur presioni brenda syve rritet ngadalë, duke dëmtuar nervin optik. Shpesh nuk ka simptoma fillestare. Nëse nuk trajtohen njerëzit me glaukomë ngadalë do të humbasin të pamurit e tyre periferik ose anësor. Atyre ju duket se po shohin përmes një tuneli. Me kalimin e kohës, të pamurit dobësohet derisa të humb në tërësi.
Një kontrollim i plotë i syve mund të zbulojë nëse keni glaukomë. Njerëzit e rezikuar nga glaukoma duhet të kontrollohen së paku njëher në dy vjet. Glaukoma përfshinë:
– Afriko Amerikanët mbi moshën 40 vjeçare
– Njerëz mbi moshën 60 vjeçare, sidomos Mexiko Amerikanët
– Njerëzit me histori familjare të glaukomës
Nuk ka shërim, por glaukoma zakonisht mund të kontrollohet. Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në mbrojtjen e syve ndaj humbjes së shikimit. Trajtimet zakonisht përfshijnë pika për sy ose intervenimi kirurgjik.