UROLITIAZA DHE COVID-19

UROLITIAZA DHE COVID-19

Rekomandime nga Paneli i Udhëzimeve për Urolitiazë të Shoqatës së Urologëve Europian, të zbatueshme gjatë pandemisë COVID-19.
Trajtimi akut i pacientit me kolikë renale:
1) Në parim, të njëjtat shqetësime siç përmenden në Udhëzimet nga Shoqata e Urologëve Europian mbi Urolitiazën, zbatohen edhe në lehtësimin e menjëhershëm të dhimbjes tek pacientët me një episod guri akut në veshkë. Sidoqoftë, disa prova ekzistojnë për efektet anësore në mes të Ibuprofenit dhe efekteve anësore në disa raste të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe atyre kardiovaskulare, por deri më tani shkaku mbetet i paqartë. Sidoqoftë, OBSH ka rekomanduar që të shmanget aplikimi i ibuprofenit kur është e mundur. Metamizoli duket se është një alternativë e mirë në koliken akute renale.
2) Dekompresimi i veshkave në rast se analgetiku nuk e zbut dhimbjen e fortë dhe në rast të një sepse kërcënuese është procedurë urgjente dhe duhet të kryhet posa të krijohen kushtet për intervenim.
Terapia mjekësore e largimit apo hemoliza.
3) Në situatën e një pandemie infektive si COVID-19 këto mundësi terapeutike bëhen më të preferuara si një mënyrë e mundshme për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale.
Zgjedhja e dekompresionit duhet të përfshijë mundësinë e procedurave jashtëspitalore apo në shtratin e pacientit, me përdorim të anestezionit lokal, duke shmangur kështu domosdoshmërinë e pranimit në repart dhe përfshirjen e anesteziologut, duke kursyer ventilatorët dhe kohën për trajtim të urolitiazës gjatë pandemisë. Stentet mund të preferohen për shkak të rrezikut të lartë të heqjes apo shkëputjes aksidentale të gurit dhe pritjes së gjatë të mundshme deri në trajtimin përfundimtar të gurit. Për një kohë të shkurtër dhe për të redukuar vizitat jashtëspitalore, ju mund të përdorni edhe stente me fije (spango) me mundësi të vetëlargimit.
chevron_left
chevron_right