MENSTRUACIONET – CIKLI MENSTRUAL

MENSTRUACIONET – CIKLI MENSTRUAL

Menstruacioni ose cikli menstrual, është gjakderdhje normale vaginale që ndodh si pjesë e ciklit mujor të një gruaje. Çdo muaj, trupi juaj përgatitet për shtatzëni. Nëse nuk mbeteni shtatzën, mitra, ose barku, zhvesh një shtresë të saj. Gjaku menstrual përbëhet pjesërisht nga gjaku dhe pjesërisht nga indet brenda mitrës. Ajo kalon jashtë trupit përmes vaginës.
Cikli menstrual zakonisht fillonë në mes të moshës 11 dhe 14 vjeç dhe vazhdonë deri në menopauzë, rreth moshës 51 vjeçare. Zakonisht zgjasin nga tre deri në pesë ditë. Përveç gjakderdhjes nga vagina, mund të keni:
– Dhimbje apo shtrëngim barku ose pelviku
– Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
– Fryrje dhe dhimbje të gjirit
– Dëshirë e shtuar për ushqim
– Ndryshim disponimi dhe nervozizëm
– Dhimbje koke dhe lodhje
Sindromi premenstrual, ose PMS, është një grup simptomash që fillojnë para cillit menstrual. Mund të përfshijë simptoma emocionale dhe fizike.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni ndryshime të mëdha gjatë ciklit menstrual. Ndryshimet mund të paraqesin shenja të problemeve të tjera që duhet trajtuar.
NIH: Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right