Laboratori E-LAB

Partner i Besueshëm

Laboratori ELab është një qendër inovative me tendencë përmirësimi të shërbimit për pacientin, e cila ofron shërbime ekskluzive shëndetësore, duke plotësuar të gjitha pritjet dhe kërkesat e konsumatorëve në shëndetësi. Ekspertët e njohur dhe puna ekipore kanë bërë që përmirësimi i cilësisë dhe shërbimit të jenë moto e jonë.
Si një ndër përkrahësit e ndryshimeve të hershme në kujdesin shëndetësor, detyra jonë është të ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm në kohë sa më të shkurtër.
Elab ofron shërbime mjekësore laboratorike të bazuara në konfidencialitetin dhe respektimin e vlerave të larta etike, duke siguruar privatësinë e të dhënave shëndetësore të pacientit.
Ne synojmë të jemi laborator mjekësor i cili siguron rezultate të sakta, të besueshme dhe të shpejta në bazë të parimit “praktika të mira dhe të sakta laboratorike” duke përmbushur standardin ISO 15189, duke përdorur shërbimin tonë të sistemit të menaxhimit të cilësisë, si dhe duke siguruar cilësi të lartë sipas standardeve ndërkombëtare me pjesëmarrje efektive të stafit profesional te fushave përkatëse.
Shërbimet në Elab bazohen në të arritura shkencore dhe teste të aplikuara. Në kuadër të rregullave etike dhe duke përdorur pajisje të teknologjisë së fundit sistemi ynë cilësor siguron rezultate të sakta dhe të besueshme.
Në rast nevoje, dërgojmë ekipin edhe në shtëpinë tuaj apo në vendin e punës!

CAKTO TERMIN

arrow_downward