VERDHËZA

VERDHËZA

Verdhëza shkakton zverdhjen e lëkurës suaj dhe të bardhët e syve tuaj. Bilirubina e shumtë shkakton verdhëzen. Bilirubina është një kemikalie e verdhë në hemoglobinë, substanca që transporton oksigjen në qelizat e kuqe të gjakut. Ndërsa qelizat e kuqe të gjakut shkatërrohen, trupi juaj ndërton qeliza të reja për t’i zëvendësuar ato. Të vjetrat përpunohen nga mëlçia. Nëse mëlçia nuk mund të përpunoj qelizat e gjakut pasi ato shkatërrohen, bilirubina grumbullohet në trup dhe lëkura juaj mund të duket e verdhë.
Shumë foshnje të shëndetshme janë të zverdhura gjatë javës së parë të jetës. Zakonisht ajo kalon pas disa ditëve. Megjithatë, verdhëza mund të paraqitet në çdo moshë dhe mund të paraqet një problem. Verdhëza mund të paraqitet për shumë arsye, të tilla si:
– Sëmundjet e gjakut
– Sindromet gjenetike
– Sëmundje të mëlçisë, të tilla si hepatiti ose ciroza
– Bllokimi i kanaleve biliare
– Infeksionet
– Ilaçet
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right