Tumori i trurit është një rritje e qelizave abnormale të indit të trurit. Tumorët e trurit mund të jenë të mirë (beninj), pa qeliza kancerogjene, apo malinj, me qeliza kancerogjene që rriten shpejt. Disa janë tumor primar të trurit, të cilat fillojnë në tru. Të tjerët janë metastatik, ato fillojnë diku tjetër në trup dhe lëvizin në tru.
Tumorët e trurit mund të shkaktojnë shumë simptoma. Disa nga simptomet më të zakonshmet janë:
– Dhimbje koke, shpesh në mëngjes
– Mundim dhe vjellje
– Ndryshime në aftësinë për të folur, dobësim dëgjimi dhe në të pamur
– Problemet me drejtëpeshim dhe ecje
– Probleme në të menduar apo kujtesë (memorie)
– Ndjenja e dobësisë ose përgjumësisë
– Ndryshimet në disponimin ose sjelljen tuaj
– Kriza të pushtimit
Mjekët diagnostikojnë tumorët e trurit duke bërë një ekzaminim neurologjik dhe imazheri me MRI, CT scan, dhe biopsi. Trajtimi përfshinë kontrollën e vazhdueshme, intervenimin kirurgjikë, terapinë me rrezatim, kimioterapinë dhe terapinë e shënjestruar. Terapia e shënjestruar përdor substanca që sulmojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale. Shumë njerëz marrin një kombinim të gjitha trajtimeve.