Menopauza është koha në jetën e një gruaje kur menstruacionet e saj ndalen. Ky është proces normal i plakjes. Në vitet para dhe gjatë menopauzës, nivelet e hormoneve femërore mund të ngriten lart dhe të bien poshtë. Kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si çaste të nxehta, djersitje gjatë natës, dhimbje gjatë seksit dhe thatësi vaginale. Tek disa gra, simptomat janë të lehta dhe largohen më vete. Gratë tjera për të lehtësuar këto simptoma, marrin terapi zëvendësuese hormonale (HRT), të quajtur edhe terapija hormonale në menopauzë. HRT gjithashtu mund të mbrojë nga osteoporoza.
HRT nuk është për të gjitha gratë. HRT nuk duhet ta përdorni nëse:
– Mendoni se jeni shtatzënë
– Keni probleme me gjakderdhje vaginale
– Keni pasur ndonjë lloj të kancerit
– Keni pasur një sulm në tru apo në zemër
– Keni pasur mpiksje të gjakut
– Keni sëmundje të mëlçisë
Ekzistojnë lloje të ndryshme të HRT. Disa kanë vetëm një hormon, ndërsa të tjerët kanë dy. Shumica janë pilula që merrni çdo ditë, por ka edhe gaza ngjitëse në lëkurë, krema vaginale, xhel dhe unaza.
Marrja e HRT ka disa rreziqe. Për disa gra, terapia hormonale mund të rrisë shanset e tyre për mpiksjen e gjakut, sulmë në zemër, infarkt, kancer të gjirit dhe sëmundjet të fshikëzës së tëmthit. Disa lloje të HRT kanë një rrezik më të lartë, dhe rreziqet e secilës grua mund të ndryshojnë, varësisht nga historia e saj mjekësore dhe mënyra e jetesës. Ju dhe mjeku juaj duhet të diskutoni rreziqet dhe përfitimet për ju. Nëse vendosni të merrni HRT, duhet të merrni dozën më të ulët dhe për kohën më të shkurtër të mundur. Ju duhet të kontrolloni nëse keni nevojë të merrni HRT çdo 3-6 muaj.