SËMUNDJA E CROHN-it

SËMUNDJA E CROHN-it

Sëmundja e Crohn shkakton inflamacion të sistemit të tretjes. Sëmundja Crohn i takon grupit të sëmundjeve të quajtura sëmundjet inflamatore të zorrëve. Crohn mund të prekë çdo zonë nga goja deri në anus. Shpesh prek pjesën e poshtme të zorrëve të holla të quajtur ileum.
Shkaktari i sëmundjes së Crohn është i panjohur. Kjo mund të jetë për shkak të një reagimi jonormal nga sistemi imunitar i trupit. Gjithashtu duket se atakaon disa familje. Zakonisht shfaqet në mes të moshës 13 dhe 30 vjeç.
Simptomat më të zakonshme janë dhimbja në abdomen dhe diarrea. Simptoma të tjera përfshijnë
– Gjakderdhje nga rektumi
– Humbje peshe
– Ethe
Mjeku juaj do të diagnostikojë sëmundjen e Crohn me një ekzaminim fizik, analiza laboratorike, imazheri dhe kolonoskopi.
Crohn mund të shkaktojë komplikime, të tilla si bllokimet e zorrëve, ulçera në zorrë, dhe problemet në marrjen e mjaftueshme të lëndëve ushqyimore. Njerëzit me Crohn mund të kenë gjithashtu dhimbje të nyjeve dhe problem me llëkurën. Fëmijët me sëmundjen Crohn mund të kenë probleme të rritjes.
Nuk ka shërim për sëmundjen Crohn. Trajtimi mund të ndihmojë në kontrollimin e simptomave dhe mund të përfshijë ilaçe, shtesa ushqimore dhe / ose intervenim kirurgjik. Disa njerëz kanë periudha të gjata të lehtësimit, zbutjes së sëmundjes, kur nuk kanë simptoma.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit, Sëmundjeve të Traktit Digjestiv dhe të Veshkave
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right