SËMUNDJA E ARTERIEVE KAROTIDE

SËMUNDJA E ARTERIEVE KAROTIDE

Autor: Dr. Raif Çavolli
Bllokimi i arterieve karotide në SHBA çdo vit shkakton vdekjen e më se 130.000 personave, shikuar nga aspekti Kosovar ky numër do të ishte rreth 1.000. Siç shihet ky numër nuk është i vogël edhe për vendin tonë. Andaj duhet preferuar që parandalimi/intervenimi të kryhet sa më parë që është e mundur (pasi sëmundja mund të përfundoj edhe me fatalitet).
Çka e shkakton Sëmundjen e Arteries Karotide?
Ngushtimet e arterieve karotide bëhet përmes pllakave aterosklerotike, të cilat janë të ndërtuara nga kolesteroli, kalciumi si dhe indet fibrotike. Me kalimin e kohës, pllakat zhvillohen edhe më shumë duke shkaktuar edhe pengimin e qarkullimit të gjakut në tru që mund të përfundojë me infarkt (pika në tru). Me përjetimin e infarktit mund të shkaktohet paraliza por edhe vdekja!
Faktorët më të shpeshtë të rrezikut të sëmundjes së arterive karotide janë:
– Mosha
– Duhanpirja
– Hipertensioni
– Niveli i lartë i lipideve (yndyrnave)
– Historia familjare e sëmundjes aterosklerotike
– Sëmundjet koronare
– Jeta pasive
– Diabeti
– Obeziteti
Simptomet e sëmundjes së arterieve karotide janë:
– Humbje momentale e të pamurit
– Marramendja
– Humbje ekuilibri
– Vështirësi në të folur – afazia
– Konfuzion
– Dhimbje koke
– Vështirësi në gëlltitje
– Vështirësi në kujtesë
Çka duhet bërë nëse i’u paraqiten simptomet që kanë të bëjnë me ngushtim të arterieve karotide?
Patologjia e arterieve karotide mund të diagnostikohet nga specialistë të ndryshëm: kirurg kardiovaskular, radiolog-invaziv apo joinvaziv, kardiolog etj. Diagnostikimi mund të fillojë me stetoskop, ku në regjionin e arterieve karotide mund të dëgjohet zhurmë. Por edhe në mungesë të zhurmës nuk mund të eliminohet ekzistenca e sëmundjes karotide.
Përveç ekzaminimit fizik duhet realizuar edhe një ultrazë (standard apo edhe Doppler). Ekzaminime më të detajuara mund të bëhen edhe CT Angiografi apo edhe MRI Angiografi.
Trajtimet e Sëmundjes së Arterieve Karotide janë:
– Ndryshimi i stilit të jetës
– Trajtimi mjekësor
– Në rast nevoje edhe ndërhyrja kirurgjike, endovaskulare apo edhe kirurgjike-klasike.
Për të konsultuar Dr. Raif Çavollin, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/profile/dr-raif-cavolli/
chevron_left
chevron_right