Podagra është një formë e zakonshme, e dhimbshme e artritit. Ajo shkakton një fryrje, skuqje, tendosje dhe temperaturë të nyjes!
Podagra shkaktohet kur vlerat e acidit urik rriten në trupin tuaj. Acidi urik vjen nga zbërthimi i substancave të quajtura purine. Purinet janë në indet e trupit tuaj dhe në ushqime, të tilla si mëlçia, fasulet e thata, bizelet dhe sardelet. Normalisht, acidi urik tretet në gjak. Ai kalon nëpër veshkat dhe ekskretohet/qitet jashtë trupit me urinë. Por nganjëherë acidi urik mund të krijojë/formojë kristale në formë të gjilpërës. Kur ato formohen në nyjet tuaja, shkaktojnë shumë dhimbje. Kristalët gjithashtu mund të shkaktojnë gurë në veshka.
Shpesh, podagra sulmon gishtin e madh të këmbës. Ajo sulmonë edhe kyçin e këmbës, thembrën, gjunjët, kyçin e dores, gishtat dhe bërrylat. Në fillim, sulmet e podagrës shvrohen branda ditëve. Zakonisht, sulmet shtohen, zgjasin më shumë dhe ndodhin më shpesh.
Podagra më shumë sulmon:
– Burrat
– Nëse keni ndonjë anëtar në familje me podagrë
– Keni mbipeshë
– Pini alkool
– Hani shumë ushqime të pasura me purine
Podagra mund të diagnostifikohet vështirë. Mjeku juaj mund të marrë një mostër të likvorit/fluidit nga një nyje e inflamuar për të kërkuar kristale. Ju mund të trajtoni podagrën me ilaçe.
Pseudo-podagra ka simptoma të ngjashme dhe nganjëherë ngatërrohet me podagrën. Megjithatë, ajo shkaktohet nga fosfati i kalciumit, jo nga acidi urik.
NIH: Instituti Kombëtar i Artritit, Sëmundjeve osteomuskulare dhe lëkurës