OSTEOPOROZA

OSTEOPOROZA

Osteoporoza është një sëmundje që t’hollon dhe dobëson kockat. Kockat bëhen më të brishtë dhe thehen lehtë, veçanërisht kockat e legenit, boshtit të kurrizit dhe dorës. Në Shtetet e Bashkuara, miliona njerëz tashmë kanë osteoporozë ose janë në rrezik të lartë për shkak të dobësimit të masës kockore!
Çdokush mund të sëmuret nga osteoporoza, por më e zakonshme është tek gratë e moshuara. Faktorët e rrezikut përfshijnë:
– Të moshuarit
– Të jesh i vogël dhe thatanik (i dobët)
– Të kesh histori familjare të osteoporozës
– Marrja e barnave të caktuara
– Gratë e bardha apo aziatike
– Densiteti i ulët i kockave
Osteoporoza është një sëmundje e heshtur. Ju nuk mund ta dini që e keni atë derisa të theni një kockë. Testi i dendësisë minerale të eshtrave është mënyra më e mirë për të kontrolluar shëndetin e kockave.
Për të mbajtur kockat të forta, hani dietë të pasur me kalcium dhe vitaminë D, ushtroni dhe mos pini duhan. Nëse është e nevojshme, ilaçet mund të ndihmojnë gjithashtu. Është gjithashtu e rëndësishme të kujdeseni nga lëndimet apo rrëzimet! Rrëzimet janë shkaku kryesor i frakturave tek të moshuarit.
NIH: Instituti Kombëtar i Artritit, Sëmundjeve Osteomuskulare dhe të Lëkurës.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right