Një neurinomë akustike është një tumor beninj që zhvillohet në nervin që lidh veshin me trurin. Tumori zakonisht rritet ngadalë. Ndërsa rritet, ai bënë presion në të dëgjuar dhe balancim nervor. Në fillim nuk mund të keni fare simptome apo ato janë të lehta dhe mund të përfshijnë:
– Humbja e dëgjimit në njëren anë
– Kumbimi/ushtimë në vesh
– Marramendje dhe probleme të ekuilibrit
Tumori gjithashtu mund të shkaktojë mpirje ose paralizë të fytyrës. Nëse rritet shumë, mund të bënë presion në tru, duke rezikuar edhe jetën.
Neurinoma akustike mund të jetë e vështirë për të diagnostikuar, sepse simptomat janë të ngjashme me ato të problemeve të veshit të mesëm. Kontrolli i veshit, testet e dëgjimit dhe CT skanimi mund të tregoj nëse e keni atë.
Nëse tumori mbetet i vogël, ju duhet të kontrolloheni rregullisht. Nëse keni nevojë për trajtim, opcionet e mundshme janë operacioni dhe rrezatimi!
Nëse tumori prek nervat e dëgjimit, kjo ndodh për shkak të një çrregullimi gjenetik të quajtur neurofibromatoza.
NIH: Instituti Kombëtar për të shurdhër dhe çrregullime të komunikimit