MEMORIA – TË MBAJTURIT MEND

MEMORIA – TË MBAJTURIT MEND

Çdo ditë, ju keni përvoja të ndryshme dhe mësoni gjëra të reja. Truri juaj nuk mund të ruajë të gjitha ato informacione, kështu që ai duhet të vendosë se çfarë vlen të mbahet në mend. Të mbajturit mend është procesi i ruajtjes dhe kujtimit të këtyre informacioneve. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kujtesës. Kujtesa afatshkurtër ruan informacionin për disa sekonda ose minuta. Kujtesa afatgjatë i ruan ato për një kohë më të gjatë.
Kujtesa nuk funksionon gjithmonë në mënyrë perfekte. Ndërsa plakeni, mund t’iu duhet më shumë kohë për të kujtuar gjërat.
Është normale të harrosh gjërat kohë pas kohe. Të gjithë kemi harruar një emër, apo ku i kemi vendosur çelësat, ose nëse e kemi mbyllur derën e hyrjes. Nëse jeni i moshuar dhe harroni gjërat më shpesh se moshatarët tuaj, mund të keni një Dëmtim të Lehtë të Perceptimit. Harresa si të përdorni telefonin tuaj ose të gjeni rrugën tuaj në shtëpi mund të jenë shenja të një problemi më serioz, siç janë:
– Sëmundja e Alzheimerit
– Lloje të tjera të demences
– Infarkti/pika në tru
– Depresioni
– Lëndimet në kokë
– Mpiksje (trombi) gjaku ose tumore në tru
– Problemet me veshka, mëlçi ose tiroide
– Reakcion ndaj ilaçeve të caktuara
Nëse jeni të shqetësuar për harresën, vizitoni mjekun tuaj!
NIH: Instituti Kombëtar i Plakjes
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right