Njerëzit me presionin e gjakut mbi 130 me 80 mund të përdorin ilaçe për të trajtuar hipertensionin.
Përdorimi i ilaçeve zakonisht fillon vetëm me një dozë të ulët në ditë. Efektet anësore të lidhura me barnat antihipertensive janë zakonisht të vogla. Eventualisht mund të ordinohet një kombinim i të paktën dy ilaçeve antihipertensive.
Një sërë tipesh të ilaçeve janë në dispozicion për të ndihmuar në zvogëlimin e presionit të gjakut, duke përfshirë:
Diuretikë, përfshirë tiazidet, klortalidon dhe indapamid
Beta-blokator dhe alfa-blokator
Blokator të kalciumit
Agonistë central
Inhibues periferik adrenergjik
Vasodilatator
Inhibitorët e enzimës konvertuese të ACE (angiotenzin-konvertues)
Blokator të angiotensinit
Zgjedhja e ilaçit varet nga individi dhe gjendja e tij e përgjithshme.
Kushdo që merr medikamente antihipertensive duhet të lexojë me kujdes udhëzimin, veçanërisht para se të marrë ndonjë ilaç pa reçetë! Këto mund të ndërveprojnë me ilaçet që ju përdorni për tensionin e gjakut!