Qafa e mitrës është pjesa e poshtme e mitrës. Kanceri I qafës së mitrës shkaktohet nga një virus i quajtur HPV. Virusi përhapet përmes kontaktit seksual. Shumica e trupave të grave janë në gjendje të luftojnë infeksionin HPV. Por ndonjëherë virusi mund të shkaktoj kancer. Ju jeni në rrezik më të lartë nëse pini duhan, keni pasur shumë fëmijë, përdorni pilula të kontrollit të lindjes për një kohë të gjatë ose keni infeksion me HIV.
Kanceri i qafës së mitrës mund të mos shkaktojë simptoma në fillim. Më vonë, mund të keni dhimbje të pelvikut ose gjakderdhje nga vagina. Zakonisht zgjat disa vjet që qelizat normale në qafën e mitrës të kthehen në qeliza të kancerit. Mjeku mund të gjejë qeliza jonormale duke bërë një Pap test për të shqyrtuar qelizat nga qafën e mitrës. Ju gjithashtu mund të bëni një test HPV. Nëse rezultatet tuaja janë jonormale, mund t’ju duhet një biopsi ose teste të tjera. Kontrollimet e rregullta, mund të diagnostikojnë dhe ndihmojnë trajtimin para se të shfaqet kanceri.
Trajtimi mund të përfshijë intervenimin kirurgjik, terapi rrezatimi, kemoterapi, ose kombinim i tyre. Zgjedhja e trajtimit varet nga madhësia e tumorit, nëse kanceri është përhapur dhe nëse doni të mbeteni shtatzënë në të ardhmen.
Vaksinat mund të mbrojnë nga disa lloje HPV, duke përfshirë disa që mund të shkaktojnë kancer.