Kanceri i mushkërive është një nga kanceret më të zakonshëm në botë. Është shkaktari kryesor i vdekjes nga kanceri tek burrat dhe gratë në Shtetet e Bashkuara. Pirja e duhanit shkakton shumicën e kancereve të mushkërive. Sa më shumë cigare të pini duhan në ditë dhe sa më herët keni filluar pirjen e duhanit, aq më i madh është rreziku për kancer në mushkëri. Niveli i lartë i ndotjes, rrezatimit dhe kontaktit me asbest gjithashtu mund të rrisin rrezikun.
Simptomat e zakonshme të kancerit të mushkërive përfshijnë:
– Një kollë që nuk largohet dhe përkeqësohet me kalimin e kohës
– Dhimbje të vazhdueshme në gjoks
– Kollitje me gjak
– Gulçim, frymëmarrje fishkëlluese dhe e vështirësuar
– Probleme të përsëritura me pneumoni ose bronkit
– Edemë e qafës dhe fytyrës
– Humbja e oreksit ose humbja e peshës
– Lodhje
Mjekët diagnostikojnë kancerin e mushkërive duke përdorur një ekzaminim mjekësor, Rtg dhe teste laboratorike. Trajtimi varet nga lloji, faza dhe sa i përparuar është kanceri. Trajtimi përfshinë kirurgjinë, kemoterapinë, rrezatimin dhe terapin e shënjestruar. Terapia e shënjestruar përdor substanca që sulmojnë qelizat kanceroze pa dëmtuar qelizat normale.