Infeksionet e veshit janë arsyeja më e shpeshtë që prindërit e dërgojnë fëmijën e tyre tek mjeku. Tre nga katër fëmijët do të kenë të paktën një infeksion të veshit deri në ditëlindjen e tyre të tretë. Të rriturit gjithashtu mund të marrin infeksione të veshit, por ato janë më pak të zakonshme.
Infeksioni zakonisht ndikon në veshin e mesëm dhe quhet otitis media. Tubat brenda veshëve bllokohen me lëngë dhe mukus. Kjo mund të ndikojë në dëgjimin, sepse tingujt nuk mund të kalojnë nëpër tërë at lëngë.
Nëse fëmija juaj nuk din të tregoj për dhëmbjen e veshit, atëherë duhet kërkuar:
Shtrëngim/tërheqje në veshë
Qanë më shumë se zakonisht
Veshi i kullon lëngë
Pengesa në gjumë
Pengesa në drejtëpeshim
Problemet në dëgjim
Mjeku do të diagnostikojë një infeksion të veshit duke kontrolluar veshin me një instrument të quajtur otoskop. Shpesh, infeksionet e veshit mund të kalojnë vetë. Mjeku mund të rekomandojë ilaçe kundër dhimbjes, analgetik. Tek infeksione e rënda dhe infeksionet tek foshnjat mund të ketë nevojë edhe për antibiotikë.
Fëmijët që marrin infeksione shpesh mund të kenë nevojë për intervenim kirurgjik dhe për të vendosur tuba të vegjël brenda veshëve të tyre. Tubat lehtësojnë presionin në veshë në mënyrë që fëmija të dëgjojë përsëri.
NIH: Instituti Kombëtar për të Shurdhër dhe çrregullime të tjera të Dëgjimit!