Hidrocefalusi është mbledhje e shumtë e lëngut cerebrospinal në tru. Normalisht, ky lëng zbut trurin tuaj. Por kur ju keni shumë lëng, atëher ai bënë presion dhe dëmton trurin tuaj.
Hidrocefalusi mund të jetë i lindur ose i pranishëm që në lindje. Shkaqet përfshijnë problemet gjenetike dhe problemet me zhvillimin e fetusit. Një kokë jashtëzakonisht e madhe është shenja kryesore e hydrocephalusit kongjenital.
Hidrocefalusi mund të ndodhë edhe pas lindjes. Kjo quhet hydrocephalus i fituar. Mund të ndodhë në çdo moshë. Shkaqet mund të përfshijnë lëndime në kokë, infarktin (pika) në tru, infeksione, tumore dhe gjakderdhje në tru. Simptomat përfshijnë:
– Dhimbje koke
– Vjellje dhe mundim
– Shikim i paqartë
– Problemet të drejtëpeshimit
– Problemet e kontrollit të urinimit (fshikëzës)
– Probleme të menduarit dhe të kujtesës
Hidrocefalusi mund të dëmtojë përgjithmonë trurin, duke shkaktuar probleme me zhvillimin fizik dhe mendor. Nëse nuk trajtohet, shkakton dëme fatale. Me trajtim, shumë njerëz bëjnë jetë normale me pak kufizime. Trajtimi zakonisht përfshin kirurgji për të futur një shunt (dren). Një shunt (dren) është një tub fleksibel por i qëndrueshëm plastik. Shunti lëviz lëngun cerebrospinal në një zonë tjetër të trupit ku ai mund të absorbohet. Medikamentet dhe terapia e rehabilitimit mund të ndihmojnë gjithashtu.
NIH: Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike dhe Infarktit