HEPATITI

HEPATITI

Mëlçia është organi më i madh parenkimatoz brenda trupit tuaj. Ndihmon trupin tuaj që të tret ushqimi, krijon rezerva të energjisë dhe largon helmet. Hepatiti është inflamacioni i mëlçisë.
Viruset shkaktojnë shumicën e rasteve të hepatitit. Lloji i hepatitit emërtohet sipas virusit që e shkakton atë; për shembull, hepatiti A, hepatiti B ose hepatiti C. Përdorimi i drogës ose alkoolit gjithashtu mund të shkaktojë hepatit. Në raste të tjera, trupi juaj gabimisht sulmon qelizat e shëndetshme të mëlçisë.
Disa njerëz që kanë hepatit nuk kanë simptoma. Të tjerë mund të kenë
– Humbje të oreksit
– Mundim dhe vjellje
– Barkqitje
– Urinë me ngjyrë të errët dhe jashtqitje me ngjyrë të zbehtë
– Dhimbje stomaku
– Verdhëza, zverdhja e lëkurës dhe syve
Disa forma të hepatitit janë më të lehta dhe të tjerat mund të jenë serioze. Disa mund të çojnë në dëmtim të rëndë të mëlçisë, të quajtur cirrozë, ose në kancer të mëlçisë.
Ndonjëherë hepatiti largohet vetë. Nëse jo, mund të trajtohet me barna. Ndonjëherë hepatiti zgjat tërë jetën. Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e disa formave virale.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right