GJAKU

GJAKU

Gjaku juaj është i përbërë nga lëngjet dhe lëndë të ngurta. Pjesa e lëngshme, e quajtur plazma, është e përbërë nga uji, kripërat dhe proteinat. Më shumë se gjysma e gjakut tuaj është e përbërë nga plazma. Pjesa solide e gjakut përmban qeliza të kuqe të gjakut, qeliza të bardha të gjakut dhe trombocite. Qelizat e kuqe të gjakut (RBC) transportojn oksigjenin nga mushkëritë në indet dhe organet tuaja. Qelizat e bardha të gjakut (WBC) luftojnë infeksionin dhe janë pjesë e sistemit tuaj imunitar. Trombocitet ndihmojnë gjakun të ngjizet (koagulohet) kur keni ndonjë prerje apo plagë. Palca kockore, pjesa e butë (shpuzore) brenda kockave tuaja, prodhon qeliza të reja të gjakut. Qelizat e gjakut vazhdimisht vdesin dhe trupi juaj prodhon ato të reja. Qelizat e kuqe të gjakut jetojnë rreth 120 ditë dhe trombocitet jetojnë rreth 6 ditë. Disa qeliza të bardha të gjakut jetojnë më pak se një ditë, por disa të tjera jetojnë më gjatë.
Ekzistojnë katër grupe të gjakut: A, B, AB dhe O. Gjithashtu, gjaku është Rh-pozitiv ose Rh-negativ. Pra, nëse keni grup të gjakut  A, ai mund të jetë Rh pozitiv ose Rh negativ. Grupi i gjakut, është i rëndësishëm nëse keni nevojë për transfuzion gjaku. Faktori Rh është i rëndësishëm në rast të shtatzanisë – nëse nuk përputhet Rh Faktori i nënës dhe foshnjës, atëherë  mund të krijohen probleme.
Analizat e gjakut, si dhe numërimi i rruzave të gjakut ndihmojnë mjekët të kontrollojnë sëmundjet dhe gjendjen shëndetësore të pacientit. Ato gjithashtu ndihmojnë në kontrollimin e funksionit të organeve dhe tregojnë sa efikas është trajtimi. Çrregullimet e gjakut mund të përfshijnë gjakderdhjen, mpiksje të tepruar dhe çrregullime të trombociteve. Nëse humbni shumë gjak, ju mund të keni nevojë për transfuzion.
NIH: Instituti Kombëtarë për sëmundje të Zemrës, Mushkërive dhe të Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right