SHIKIMI I DOBËSUAR

SHIKIMI I DOBËSUAR

Kornea dhe thjerrëza e syrit tuaj ju ndihmojnë të fokusoni shiqimin. Shikimi i dobësuar është problem i të pamurit që ndodh kur forma e syrit pengon fokusimin e shiqimit. Shkaqet mund të jenë gjatësia e trupit qelqor (më i gjatë ose më i shkurtër), ndryshimet në formën e kornesë, ose plakja e thjerrëzes.
Janë katër gabime të zakonshme refraktive:
– Miopia – shiqim i qartë afër, por i paqartë në distancë
– Hyperopia – vizion i qartë në distancë, por i paqartë afër
– Presbiopia – pamundësia për t’u fokusuar/shiquar afër si pasojë e plakjes
– Astigmatizëm – probleme të fokusimit të shkaktuara nga kornea
Simptomi më i zakonshëm është shiqimi i paqartë. Simptomet tjera mund të përfshijnë shiqim të  dyfishtë, të mjegulluar, aureolë shkëlqyese përreth dritave shëndritëse, rrudhje të syve, dhimbje koke, apo tendosje të syve.
Thjerrëzat apo lentet e kontaktit zakonisht mund të korrigjojnë gabimet refraktive. Kirurgjia me laser mund të jetë gjithashtu një mundësi.
NIH: Instituti Kombëtar i Syrit
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right