FIBROZA CISTIKE

FIBROZA CISTIKE

Fibroza cistike është një sëmundje e trashëguar e mukusit dhe gjëndrave të djersës. Prek më së shumti mushkëritë, pankreasin, mëlçinë, zorrët, sinuset dhe organet seksuale. Fibroza cistike bën që mukusi juaj të jetë i trashë dhe ngjitës. Mukusi bllokon mushkëritë, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen dhe duke mundësuar zhvillimin e bakterieve. Kjo mund të shkaktojë infeksione të përsëritura të mushkërive dhe dëmtimin e tyre.
Simptomat dhe ashpërsia e fibrozës cistike mund të ndryshojnë. Disa njerëz kanë probleme serioze që nga lindja. Të tjerët kanë një version më të butë të sëmundjes që nuk shfaqet deri në adoleshencë apo në moshë të rritur. Ndonjëherë mund të keni pak simptoma, por më vonë ato shpeshtohen/shumohen.
Fibroza cistike diagnostikohet përmes testeve të ndryshme, siç janë testet gjenetike, gjakut dhe testet e djersës. Nuk ka shërim për fibrozën cistike por trajtimi është përmirësuar shumë vitet e fundit. Në të kaluarën, shumica e vdekjeve nga fibroza cistike ishin fëmijët dhe adoleshentët. Kohët e fundit, trajtimi është përmirësuar dhe disa njerëz me fibrozë cistike jetojnë deri në të dyzetat, pesëdhjetat ose më gjatë. Trajtimet mund të përfshijnë terapi fizike në gjoks, terapi ushqyese dhe frymëmarrje, ilaçe dhe ushtrime.
NIH: Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right