Magnet Rezonanca më e fuqishmme në botë jep imazhet e saj të para!

Magnet Rezonanca më e fuqishmme në botë jep imazhet e saj të para!

7 tetor, 2021
Rezonanca Magnetike 11.7 Tesla e projektit Iseult, magneti më i fuqishmi në botë për imazhet njerëzore, sapo ka zbuluar imazhet e saj të para. Këto imazhe janë bërë të mundura falë përparimeve të shumta teknologjike, transformimit të një magneti «të jashtëzakonshëm» të dorëzuar në vitin 2017 në vendin e quajtur CEA-Paris-Saclay. Kjo Rezonancë Magnetike e projektuar nga inxhinierë dhe studiues të CEA së bashku me Siemens Healthineers, do të mundësojë përparime të mëdha në kërkimet bazike, shkencat kognitive dhe në të kuptuarit e patologjive të trurit.
Këto imazhe janë kulmi i një pune 20 vjeqare të kërkimit që mundësuan të zbatojmë zhvillimet teknologjike inovative të bëra për CERN në kërkimet mjekësore. Kjo arritje është gjithashtu fryt i një bashkëpunimi franko-gjerman të filluar në vitin 2006, i cili përfshinë edhe partnerë akademikë, Universitetin e Freiburgut dhe partnerët industrialë, Bruker Biospin, Alstom, tani pjesë e General Electric, Guerbet dhe Siemens Healthineers. Siemens Healthineers ka instaluar pajisjet e imazhit MAGNETOM 11.7 T që mundësuan marrjen e këtyre imazheve të para.
Një magnet i jashtëzakonshëm në zemër të MRI nga projekti Iseult
Magneti i jashtëzakonshëm peshon 132 ton, është 5 m i gjatë dhe 5 m në diametër të jashtëm dhe 90 cm në diametër të brendshëm (për të mundësuar kalimin e tërë trupit të njeriut): këto janë dimensionet e jashtëzakonshme të magnetit të projektit Iseult, i cili arrin një fushë magnetike nominale prej 11.7 Tesla, shumë më të fuqishme se ajo e Rezonancës Magnetike standarde në spitale (zakonisht 1.5 ose 3 T). Për të arritur këtë fushë magnetike, magneti furnizohet me një rrymë prej 1.500 amper. Fusha magnetike prej 11.7 T është një rekord botëror në fushën e MRI për një vëllim të tillë, dhe një rekord absolut me këtë lloj materiali superpërçues. Stanislas Dehaene, drejtor i NeuroSpin, platforma e neuroimazheve në CEA-Paris-Saclay thotë: «Falë kësaj MRI të jashtëzakonshme, mjeët mezi presin të studiojnë organizimin dhe strukturën anatomike të trurit në më shumë detaje. Kjo punë pa dyshim do të çojë në aplikime të mëdha klinike.

chevron_left