Dhimbja është një shenjë në sistemin tuaj nervor që diçka nuk funksionon si duhet. Ajo është një ndjenjë e pakëndshme, në formë të therrjes si gjemba, shpimi, thyerjes, djegies apo dhembjes. Dhimbja mund të jetë e mprehtë ose e topitur (shurdhër). Ju mund të ndjeni dhimbje në një pjesë të trupit tuaj, ose tërë trupin. Ekzistojnë dy lloje të dhimbjes: dhimbje akute dhe ajo kronike. Dhimbja akute ju tregon se jeni lënduar ose keni ndonjë problem për të cilin duhet të kujdeseni. Dhimbja kronike është e ndryshme. Ajo mund të zgjasë me javë, muaj apo edhe vite. Shkaku kryesor mund të ketë qenë lëndimi ose infeksioni. Poashtu mund të ekzistoj një shkak i vazhdueshëm i dhimbjes, siç është artriti ose kanceri. Në disa raste nuk ka ndonjë shkaktarë të qartë. Faktorët mjedisorë dhe psikologjikë mund ta përkeqësojnë dhimbjen kronike.
Shumë të moshuar kanë dhimbje kronike. Poashtu raportohet se gratë kanë më shumë dhimbje kronike se burrat, dhe ato shpesh janë më të rrezikuara nga dhimbja. Disa njerëz kanë dy ose më shumë dhimbe kronike.
Dhimbja kronike nuk është gjithmonë e shërueshme, por trajtimet mund të ndihmojnë. Ka trajtime me medikamente, duke përfshirë edhe qetësuesit e dhimbjes. Ekzistojnë edhe trajtime jo-medikamentoze, të tilla si akupunktura, terapia fizikale dhe nganjëherë edhe intervenimi kirurgjik.
NIH: Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike dhe Infarktit