COVID-19 – SHQETËSIMET KRYESORE

COVID-19 – SHQETËSIMET KRYESORE

Sa kohë ju mbron vaksina Covid?
Përgjigja në këtë pyetje është, vaksina ju mbron të paktën për gjashtë muaj. Kjo nuk do të thotë vetëm gjashtë muaj, por do të thotë të paktën gjashtë muaj. Shumica e shkencëtarëve besojnë se mbrojtja do të zgjasë shumë më gjatë.
A mund të takoheni me njerëz të tjerë gjatë pandemisë COVID-19?
Në këtë periudhë të vështirë është më mirë të takoheni virtualisht, por nëse duhet të takoheni patjetër fizikisht, bëjeni me kujdes dhe me masat e duhura paraprake.
A është infektuar ndokush me Covid-19, pasi është vaksinuar plotësisht?
Të njohur si “infeksione të papritura”, rastet në të cilat njerëzit testohen pozitivisht për COVID-19 pasi të jenë vaksinuar plotësisht janë jashtëzakonisht të rralla. Ekspertët e shëndetit publik janë të shqetësuar me mundësinë e keqpërdorimit të këtyre rasteve të rralla për të dekurajuar vaksinimin e popullates.
Cila është periudha e inkubacionit të sëmundjes së koronavirusit?
Periudha e inkubacionit me COVID-19, pra koha midis ekspozimit ndaj virusit dhe shfaqjes së simptomës, është mesatarisht 5-6 ditë, por mund të jetë e gjatë deri në 14 ditë. Andaj duhet respektuar karantinimi 14 ditor nga ekspozimi i fundit të një rasti të infektuar me Covid-19.
Cilat janë disa nga simptomat e COVID-19?
Shumica e njerëzve që janë të infektuar me Covid-19 kanë pengesa gjatë frymëmarrjes. Ata fillojnë të ndjehen më të dobët, të kenë ethe, mund të kenë kollë ose dhimbje të fytit apo teshtitje. Disa individë, mund të kenë simptoma trejtjes së ushqimit. Të tjerët mund të humbin nuhatjen e aromave ose shijen.
chevron_left
chevron_right