Aritmia është një problem me ritmin e rrahjeve të zemrës suaj. Do të thotë që zemra juaj rrah shumë shpejt, shumë ngadalë, ose me një ritëm të parregullt. Kur zemra rrah më shpejt se normal, kjo quhet takikardi. Kur zemra rrah shumë ngadalë, kjo quhet bradikardi. Lloji më i zakonshëm i aritmisë është fibrilacioni atrial, i cili shkakton një rrahje të çrregullt dhe të shpejtë të zemrës.
Shumë faktorë mund të ndikojnë në ritmin e zemrës suaj, të tilla si aritmia gjatë një sulmi në zemër, pirja e duhanit, defektet e lindura të zemrës dhe stresi. Disa substanca ose ilaçe gjithashtu mund të shkaktojnë aritmi.
Simptomat e aritmive përfshijnë:
– Rrahje e shpejtë ose e ngadaltë e zemrës
– Kapërcime/kalime në rrahje
– Marramendje
– Dhimbje gjoksi
– Gulçim
– Djersitje
Mjeku juaj mund të bëjë ekzaminime për të zbuluar nëse keni një aritmi. Trajtimi për të rivendosur një ritëm normal të zemrës mund të përfshijë ilaçe, një pacemaker (mbajtës të ritmit) ose të konsiderohet edhe operacioni.
NIH: Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut