ANGINA PECTORIS

ANGINA PECTORIS

Angina është dhimbje në gjoks ose shqetësim kur gjaku nuk qarkullon mjaftueshëm në muskujt e zemrës. Muskuli i zemrës ka nevojë për oksigjen që mbartet përmes gjakut. Angina është një ndjenjë presioni ose shtrëngimi në gjoks. Mund të ndihet si dhimbje apo djegësim në lukth. Ju gjithashtu mund të ndjeni dhimbje në supe, krahë, qafë, nofulla ose shpinë.
Angina është një symptom i sëmundjes së arteries koronare (CAD), sëmundjes më të zakonshme të zemrës. CAD ndodh kur pllaka ateromatoze krijohet brenda arteries që furnizon zemrën me gjak, duke redukuar qarkullimin e gjakut.
Ekzistojnë tri lloje të anginës:
– Angina e qëndrueshme është lloji më i zakonshëm. Kjo ndodh kur zemra punon më shumë se zakonisht. Angina e qëndrueshme ka një paraqitje të rregullt. Pushimi dhe ilaçet zakonisht ndihmojnë.
– Angina e paqëndrueshme është më e rrezikshme. Nuk ndjek një paraqitje të rregullt dhe mund të ndodh pa ushtruar fizikisht. Ajo nuk largohet me pushim ose ilaçe. Kjo është një shenjë se ju mund të keni një sulm në zemër së shpejti.
– Angina jo e rregullt është e rrallë. Kjo ndodh kur ju pushoni. Ilaçet mund të ju ndihmojnë.
Jo çdo dhimbje në gjoks ose shqetësim është anginë. Nëse keni dhimbje në gjoks, ju duhet gjithsesi të vizitoni mjekun tuaj!
NIH: Instituti Kombëtar për Sëmundje të Zemrës, Mushkërive dhe të Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right