ANGIOPLASTIKA DHE VENDOSJA E STENTIT

ANGIOPLASTIKA DHE VENDOSJA E STENTIT

Angioplastika është procedurë për të hapur enët e ngushtuara ose të bllokuara të gjakut që furnizojnë zemrën me gjak. Këto enë të gjakut quhen arterie koronare.
Stenti i vendosur në arterien koronare është një tub i vogël (rrjetë metalike) që zgjerohet kur futet brenda arteries koronare. Një stent shpesh vendoset gjatë ose menjëherë pas angioplastisë. Stenti ndihmon në parandalimin e mbylljes së përsëritur të arterieve. Stenti i mveshur me medikamente ndihmon në parandalimin e mbylljes së arterieve për një afat të gjatë.
Përshkrimi
Para se të fillojë procedura e angioplastisë, ju do të merrni një ilaç kundër dhimbjes. Ju poashtu mund t’ju jepet edhe një qetësues si dhe një hollues i gjakut për të parandaluar formimin e trombit.
Ju do të shtriheni/vendoseni në një tavolinë të zgjëruar. Mjeku do të fusë një tub fleksibël (kateter) në një arterie, në krahun ose kyçin e dorës, ose në zonën e këmbës tuaj të sipërme (ijë). Gjatë tërë kësaj kohe, ju do të jeni të vetëdijshëm.
Mjeku drejtëpërdejtë do të përdorë imazherit/Rtg në kohë reale për të drejtuar me kujdes kateterin në zemrën dhe arteriet tuaja. Kontrasti i lëngshëm (nganjëherë i quajtur “ngjyrë”) do injektohet në trupin tuaj për të shiquar/dalluar më mirë rrjedhjen e gjakut nëpër arteriet. Kjo ndihmon mjekun të shohë çdo bllokim në enët e gjakut që çojnë në zemrën tuaj.
Një stent mund të vendoset më pas në zonën e bllokuar. Stenti futet së bashku me një balon kateter. Stenti zgjerohet pas fryrjes së balonit dhe e mbanë arterien të hapur duke rikthyer rrjedhën normale të gjakut në zemër.
Stenti mund të jetë i mveshur me një ilaç (stent i përzier me ilaç). Ky lloj stenti mund të ulë mundësinë e mbylljes së përsëritur të arteries. Aktualisht, stentet të përzier me ilaçe përdoren në situata të caktuara.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right