Leukemia është kanceri i qelizave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë trupin tuaj për të luftuar infeksionet. Qelizat e gjakut krijohen në palcën e eshtrave. Te sëmundja e leukemisë, palca e eshtrave prodhon qeliza të bardha të gjakut abnormale. Këto qeliza zvogëlojnë numrin e qelizave të shëndetshme të gjakut, duke e bërë të vështirë për gjakun që të kryejë funksionin e tij.
Ka lloje të ndryshme të leukemive siç janë:
– Leukemia akute limfocitare
– Leukemia akute mieloide
– Leukemia kronike limfocitare
– Leukemia kronike mieloide
Leukemia mund të zhvillohet shpejtë ose ngadalë. Leukemia kronike zhvillohet ngadalë. Te leukemia akute, qelizat janë shumë abnormale dhe numri i tyre rritet shumë shpejtë. Të rriturit mund sëmuren nga të dy llojet; fëmijët me leukemi më shpesh kanë atë akute. Disa leukemi shpesh mund të shërohen. Llojet e tjera janë të vështira për të u shëruar, por shpesh mund të kontrollohen. Trajtimi mund të përfshijë kimioterapinë, rrezatimin dhe transplantimin e qelizave amë. Edhe nëse simptomat largohen, mund të keni nevojë për terapi për të parandaluar rikthimin.